Thursday , January 28 2021

Remenski: Procesi gjyqësor për rastin “Haraçi” më duket sikur gjykim për vrasje pa kufomë

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë Frosina Tashevska-Remenski, e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në rastin “Haraçi”, sot ka folur për këtë në “Utrinski Brifing”.

Ajo tha se procesi gjyqësor për këtë rast i duket sikur vrasje pa kufomë. Lidhur me komunikimin e saj përmes SMS-porosive me Bojan Jovanovskin, ajo tha se ato kanë qenë të mira për tituj në mediume, edhe pse në mënyrë përmbajtësore nuk u përgjigjen kontekstit në të cilin janë thënë gjërat.

“I tërë procesi më duket sikur kemi gjykim për vrasje pa kufomë. Nuk ka përgjigje për pyetjen kyçe – ku janë paratë. Më shumë më duket se lë hapësirë për spekulim medial se sa për diçka konkrete”, deklaroi Remenski.

Lidhur me Lidhjen ndërkombëtare, thotë se ka propozim aktakuzë dhe pret vlerësim në Gjykatën Themelore.

“Parashtruam një ankesë serioze rreth atij propozim aktakuze, sepse kur e morëm, pamë se përveç një konstruktimi dhe disa segmenteve në dëshmi, që na implikon në veprim penal juridik nuk ka asgjë konkrete si dëshmi materiale që të mund të shërbejë si argumentim i një pjese të punëve të cialt dalin në opinion”, tha Remenski.

Remenski theksoi se pret të zbardhen edhe shumë absurde të tjera./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *