Wednesday , January 29 2020

Isa Mustafa: Letrën e LVV-së nuk e konsideroj zyrtare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk e ka marrë zyrtare letrën të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në partinë e tij.

Ai tha se ka pasur cilësime të cilat nuk mund t’i marrë zyrtare, ndërsa shprehu gatishmërinë që të formojnë institucionet në bashkëpunim me LVV-në.

“Po letrën do ta shohin, nuk e konsideroj letër zyrtare, dhe nuk është përgjigje zyrtare. Është letër me cilësime që nuk janë zyrtare. Ajo që mund t’ju them është që jemi të interesuar të bëjmë marrëveshje me i themelu institucioneve. Mos me vazhdu kjo agoni e institucioneve dhe për këtë kërkoj që edhe LVV-ja si partner i mundshëm të bëj edhe pjesën e vet. Komunikim kemi pasur gjithmonë, ne shkruhemi dhe merremi vesh që të takohemi.  Nëse e mbajmë Këshillin e mbajmë për çështje të cilat i konsiderojmë parimore, i kemi caktuar parimet mbi të cilat do të bëjmë marrëveshje”, tha Mustafa. 

Telegrafi merr vesh se në letrën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës thuhet se ata nuk mund ta largojnë Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *