Wednesday , January 29 2020

Mero Baze: Zyra e vajzës së Berishës dhe Lul Basha çuan Haradinajn në Hagë

Padia e kryeministrit, Edi Rama, ndaj atij të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka  shkaktuar debate të mëdha në vend. PD-ja ka dënuar ashpër këtë veprim të kryeministrit Rama. Ndërkohë, gazetari, Mero Baze, përmes një postimi në Facebook, shkruan se,  nuk e di ku e ka bazën irritimi i PD-së, për padinë. Gazetari ka sjellë në kujtesë kohën kur, zyra e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Lulzim Bashës në UNMIK çuan në Hagë 16 vjet më parë Haradinajn.

“Nuk di ku e ka bazën ky “irritimi” i PD, që Edi Rama ka paditur Haradinajn në një gjykatë në Prishtinë. Maksimumi mund të dënohet me gjobë dhe ai nuk është i varfër.
Kur zyra e Argitës dhe Lulzim Bashës në UNMIK e çuan në Hagë më 2004 ishte serioze jo se do bënte burg, por se ishte bazuar mbi akuzat e Serbisë.”,– shkruan Baze./K.C/dritare.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *