Friday , September 25 2020

Makinat e bëra copë, dalin pamjet nga aksidenti me një viktimë në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksinrrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka mbetur i vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Piraj. Viktima quhet Ndue Marku dhe është 70 vjeç.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksinrrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ” Piraj”, automjeti me drejtues M.N. është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën

Drejtuesi i mjetit shtetasi N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jeten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *