Wednesday , January 29 2020

Gjykimi për rastin Monstra formalisht kthehet nga fillimi

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” për të tretën herë do të nis nga fillimi për shkak të ndërrimit të gjykatëses porote, mandati i së cilës skadon në mars, por edhe nga dorëheqja e porotës. Ndryshe  bëhet fjalë për Këshillin e njëjtë gjyqësor që gjykon edhe në rastin TNT. Gjykata tashmë ka caktuar gjykatëse të re porote.

Për shkak të ndryshimeve në procesin gjyqësor, gjykimi do të nis nga fillimi, por në këtë rast vetëm formalisht.

Pala Mbrojtëse dhe Prokuroria janë dakorduar që që të mos thërrasin dëshmitarët që tashmë kanë dëshmuar, por që gjithçka që tashmë është nxjerrë nga seancat gjyqësore të futen në procesverbalin e ri dhe gjykimi të vazhdon prej atje ku ka mbetur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *