Wednesday , January 29 2020

Foto/ Ja si do të duken banesat që do të ndërtojë Behgjet Pacolli, në Thumanë!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli premtoi një javë më parë se vetë ai do të ndërtojë shtëpi për banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë. Ndërsa sot, lajmëron se ka përfunduar në kohë rekord projekti i ndërtesave.

Pacolli ka postuar në Facebook foto të projektit, ku duken disa banesa moderne që do të ndërtohen në Thumanë. Pacolli shkruan se, tani është gati të fillojë ndërtimi që do të financohet i gjithi nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”.

“Të dashur miqtë e mi,

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese.”,- shkruan Pacolli./K.C/dritare.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *