Thursday , January 28 2021

1200 bileta për tifozët kuqezi në Liechtenstein

1200 bileta për shqiptarët kundër Liechtenstein ne sfiden Liechtenstein-Shqipëri me 6 tetor ne Vaduz.

Në një nga stadiumet më të vogla që Shqipëria ka luajtur ndonjëherë një ndeshje ndërkombëtare numri i shqiptarëve do jetë relativisht i lartë. Federate shqiptare e futbollit pas negocionatave me homologët e Liechtensteinit ka arritur të sigurojë 1200 bileta për këtë sfida rreth 20% të stadiumit ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 përqind të kapacitetit, transmeton Fakte.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga pala shqiptare që është e bindur se kërkesat për këtë sfidë ne qëndër të europës do jenë shumë të larta.

FSHF është duke menduar që shumicën e biletave tia japë në dispozicion grupimit tifozat kuqezi ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë.

Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë kundër Maqedonisë me rezultatin 2-1 ndërkohë që Liechtenstein humbi 8-0 në Spanjë dhe realisht objektivat e kësaj skuadre janë relativisht modeste./SS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *