Wednesday , November 14 2018

120 mijë euro për mëditje, akomodime e udhëtime gjatë tre muajve

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit, mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit, si dhe akomodim gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit ka shpenzuar më shumë se 120 mijë euro.

Të zgjedhurit e popullit nuk po tregohen të vëmendshëm me prezencën e tyre në seanca, por krejtësisht ndryshe po veprojnë kur bëhet fjalë për t’i përmbushur nevojat e luksit.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit, mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit, si dhe akomodim gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit ka shpenzuar më shumë se 120 mijë euro.

Duke u bazuar në raportin tremujor financiar të Kuvendit, për tremujorin e parë të këtij viti janë shpenzuar 1 milion e 61 mijë e 586 euro vetëm për paga e mëditje.

Anëtarët e Kuvendit të Kosovës i kanë shpenzuar 18 mijë e 558 euro në udhëtime zyrtare jashtë vendit, ndërsa mëditjet e tyre kapin shumën e 21 mijë e 205 eurove.

Lirë nuk u ka kushtuar as akomodimi gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

19 mijë e 239 euro arrin vlera e akomodimit të tyre gjatë udhëtimeve zyrtare, ndërsa shpenzimet tjera të udhëtimeve jashtë vendit 1 mijë e 376 euro.

Ata nuk i kanë lënë anash as drekat zyrtare.

Vetëm për shtrimin e tyre i kanë shpenzuar jo më pak se 14 mijë e 274 euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.