Friday , December 13 2019

Ndryshime te BDI në Kongresin e partisë më 21 dhjetor

Partia në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëroi se në kongresin e radhës do të ketë ndryshime në Statutin e partisë, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për formimin e Këshillit kombëtar, komisionit zgjedhor partiak që do të punon vazhdimisht për zgjedhje në gjithë organet e partisë. Parashihet të ketë edhe kongres të përhershëm”, deklaroi deputeti i BDI-së Artan Grubi.

Kongresi do të mbahet më 21 dhjetor, për të cilën u fol sot në kryesinë e partisë në Reçicë të Vogël.

“Do të dëgjojmë mendimet, informatat e fituara nga debate publik, si dhe vërejtjet nga degët dhe ekspertët publik dhe të përfshihen në rezolutën e Kongresit të katërt”, deklaroi Grubi.

Grubi deklaroi se BDI në lidhje me ‘vetingun’, deklaroi se BDI mendon që kjo çështje të zgjidhet në dy nivele.

Ndërsa në lidhje me nenin 11 të Ligjit për falje, Grubi deklaroi se nuk është debatuar në kryesi, dhe do të debatohet në Kuvend dhe në Gjykatën kushtetuese.

“Personalisht mendoj se është koha që politika sa më pak të ndërhyn në gjyqësor dhe gjyqësori sa më pak të përzihet në politikë”, deklaroi Grubi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *