Friday , December 13 2019

Analisti i afërt me VV-në për mos-arritjen e marrëveshjes: Hasi sharra në gozhdë

Profesori universitar, Vigan Qorrolli ka komentuar takimin e sotëm mes liderit të Vetëvedosjes, Albin Kurti me liderin e LDK’së, Isa Mustafën, takim ky i cili u mbyllë pa marrëveshje, percjell Fakte.

Sipas Qorrollit në këtë takim ‘hasi sharra në gozhdë’ dhe kështu u pengua arritja e marrëveshjes, edhe pse LDK-VV kishin trumbetuar se janë pajtuar plotësisht për arritjen e koalicionit.

“Ju hasi sharra në gozhdë duke mos u dakordur për të ndarë tepsinë e pushtetit, tregoi cenizmin e tyre, doli në shesh që LDK po tenton që ta rrisë pazarin për të marrë postin e presidentit, dhe Mustafa dëshirion të kapitalizoj siç e kishe bërë, kërkon që ta fus në pazar dhe ta kapitalizoj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë ai në Frontal.

Tutje, Qorrolli kritikoi dyshen Kurti-Mustafa për mostransparencë ndaj publikut.

Po ashtu, Qorrolli thotë se problem tjetër për arritjen e marrëveshjes mund të jenë edhe emrat për udhëheqjen e ministrive.

Ndryshe takimi i sotëm Kurti-Mustafa u mbyllë pa marrëveshje duke mos treguar datën e takimit të ardhshëm./Periskopi/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *