Sunday , November 17 2019

Tiranë: I dehur dhe pa patentë/ Arrestohet 18-vjeçari që shkaktoi aksidentin ku ndërruan jetë dy 17-vjeçare

Ditën e sotme një aksident i rëndë tronditi Tiranën ku dy vajza 17-vjeçare ndërruan jetë pasi pësuan një aksident në Bërzhitë.

Drejtuesi i mjetit i cili rezulton të jetë pa patentë dhe njëkohësisht ka qenë edhe i dehur, është arrestuar nga policia.

Ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë  humbur jetën shtetaset  me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *