Sunday , November 17 2019

Kosova iu jep leksion vendeve të Ballkanit, ja si do ta mirëpret Sterlingun

Kosova do të ndeshet me Anglinë të dielën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja kundër Anglisë do të luhet në Prishtinë, dhe për anglezët po përgatitet një pritje më shumë sesa madhështore.

Sterling ka vuajtur shumë gjatë kësaj kampanje kualifikuese, duke u përballur me racizëm si në Bullgari, ashtu edhe në Mal të Zi.

Një butik i cili gjendet në Prishtinë, tek rruga ‘Rexhep Luci’, ka vendosur një baner të madh me fotografinë e Raheem Sterling, me mbishkrimin ‘Mirësevjen broo(vëlla)’ .

Sterlingut pritet t’i bëhet një pritje e madhe edhe në stadium nga “Dardanët”./Indeksonline/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *