Sunday , November 17 2019

“Shengeni Ballkanik 6”, Rama: Kosova u vetëpërjashtua

Sot është mbajtur konferenca për shtyp në Ohër, pas miratimit të 9 konkluzioneve në kuadër të Shengenit Ballkanik, mes tre liderëve të Ballkanit Perëndimor; kryeministri Edi Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, njoftoi se takimi i radhës do të jetë në Durrës, në datën 21 dhjetor.

Shefi i qeverisë shqiptare foli edhe për mospraninë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në samit, duke thënë se Kosova u vetëpërjashtua.

Për ne nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor që edhe kështu është i vogël por ideja është që të përfshimë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e shkruar dhe miratuar nga të 6 vendet në takimet e një-pasnjëshme por e pa zbatuar. Kjo është nismë për të shtyrë më tej procesin, e cila vjen si vullnet i brendshëm dhe jo si patranazhim nga jashtë. Miqtë tanë evropianë ndryshe nga herë të tjera ishin të ftuar. Nëse kjo shqetëson dikë ky nuk është problem në vetvete i nismës.

Ne u dakordësuam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina të përfshihen, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces.

Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris,

Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim.

Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.

Së katërti, një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Ëester Balkan Schengen.

Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, tha Rama./E.B-dritare.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *