Sunday , November 17 2019

Shkup: Havari në fabrikën e kemikalieve ‘Ohis’, banorët ankohen për erë të rëndë, analizat do të bëhen në Zvicër

Një havari e ndodhur në fabrikën e kemikalieve “Ohis” në Shkup ka shpërndarë erë të rëndë në vendbanimet për rreth por edhe panik tek banorët, shkruan Fakte. Edhepse kjo fabrikë më tepër vite është e falimentuar, në depotë e saj gjenden kemikalie të cilat duhet të pastrohen nga kompania e cila ka fituar tenderin për këtë.

Sipas inspektorëve të shëndetësisë, të cilët janë në vendngjarje, me siguri bëhet fjalë për gabim teknik nga firma që po pastron kemikaliet nga “Ohis”, por era e rëndë që po shpërndahet me gjasë nuk duhet të jetë e rrëzikshme për qytetarët, për të qenë të sigurtë, materialet do të dërgohen në laboratori në Zvicër për analizë.
Fabrika “Ohis” vazhdon të trajtohet si rrezik për banorët e rrethinës edhe për shkak të helmit “Lindan”, për të cilin thuhet se është i “varrosur” në “Ohis”./FAKTE

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *