Tuesday , April 20 2021

A do të mbyllen kolegjet “Yahya Kemal” në Maqedoni?

Siç njofton Agjencia e lajmeve Anadolli (AA), influenca e organizatës guleniste FETO/PDY në vendet e Ballkanit vazhdon në shumë fusha: Arsim, turizëm, media, publicistikë, etj. Arsimi renditet në krye të fushave, ku operon FETO/PDY, shkruan Fakte. Sipas Aa, kjo organizatë ka 40 shkolla në të gjithë rajonin, mes të cilave 15 në Bosnjë-Hercegovinë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.

Organizata e nisi aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 1993 me hapjen e Fondacionit “Gulistan”, i cili njihet me afërsinë e tij me ideologjinë e kryeterroristit Fethullah Gulen. Organizata vazhdon me administrimin e kolegjeve si “Mehmet Akif” në Tiranë, “Hasan Riza Pasha” në Shkodër, “Turgut Ozal” në Durrës dhe “Memorial International School Tirana” (MIST) në Tiranë. Me shërbimin ndaj fëmijëve të shtresës së pasur dhe politikanëve të vendit, organizata ka mundur t’i fusë ata nën ndkimin e saj.

Organizata FETO, ashtu si dhe në vendet e tjera të Ballkanit, është aktive gjithashtu në Republikën e Maqedonisë. Në këtë vend ajo është aktive në shumë fusha, si arsimi, transporti, tregtia, shëndetësia dhe turizmi, në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Shkollat “Yahya Kemal”, me qendër në Shkup, vazhdojnë aktivitetin e tyre me ciklin fillor dhe ato të mesëm. Krahas Shkupit, shkollat në fjalë janë të pranishme edhe në qytete të tjera si Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë.

Ndërsa në sektorin e medias kjo organizatë vazhdon aktivitetin e saj në Maqedoni përmes  të përjavshmes “Makedonya Zaman”. Institucione të tjera, që kanë lidhje me këtë organizatë në Maqedoni, janë zinxhiri i marketeve “EVAR”, kurset “Sedef”, agjencia turistike “Basak” dhe firmat e transportit “Rainbow”. Organizata ka aktivet në këtë shtet gjithashtu edhe fushën e tregtisë dhe biznesit përmes Unionit të Biznesmenëve të Maqedonisë (MIBA).

Ndërsa në fushën e OJQ-ve organizata operon në Maqedoni përmes fondacioneve “Tolerans” dhe “Safak”, si dhe me anë të shoqatës “Horizontet”.

Organizata guleniste ka në Maqedoni edhe një qendër analitike e titulluar “analytic.org”. Kjo qendër njihet si foleja e prodhimeve të strategjive dhe mendimeve, shkruan Anadoly Agency.

Pas tentimit të pasuksesshëm për grushtshteti në Turqi, presidenti i këtij vendi ka nisur një fushatë të ashpër kundër tëgjitha strukturave dhe investimeve që kanë çfardo lidhje direkte dhe indirekte me Fetullah Gylen. Madje, Turqia ka ashpërsuar raportet edhe me aleatin e saj tradicional SHBA-në nëse nuk ia dorëzon Gylenin. Raportet e mira të Erdoganit me liderët ballkanik dhe posaçërisht ata shqiotarë pritet të reflektojnë në mbylljen dhe ndalimin e të gjitha investimeve që Turqia i publikoi si të Gjylenit. Kjo parashtron pyetjen: A do të mbyllen edhe shkollat/kolegjet “Yahya Kemal” në Maqedoni?/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *