Friday , December 6 2019

Pendarovski: Institucionet jetike nuk funksionojnë dhe nuk e shtypin krimin

Institucionet jetike të këtij vendi nuk funksionojnë dhe nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk shtypin krimin dhe korrupsionin në nivelin e nevojshëm për të thënë përfundimisht se ne jemi një demokraci e pjekur, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

“Ne kemi dekada pas nesh, jo vite, në të cilat shumë institucione, përfshirë ato politike, nuk u janë përgjigjur ashtu si është dashur, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë situatë. Qytetarët thjesht mendojnë se institucionet që paguhen nga paratë e tyre nuk e bëjnë punën e tyre. Po e përsëris, nuk flas vetëm për kompleksin gjyqësor-prokurorial, por në përgjithësi, institucionet jetike të këtij vendi nuk funksionojnë dhe nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk shtypin krimin dhe korrupsionin në nivelin e nevojshëm për të thënë përfundimisht se ne jemi një demokraci e pjekur”, deklaroi Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *