Saturday , December 7 2019

Rasti “Reket”, Ruskoska thërret Katica Janevën për të dëshmuar

Katica Janeva më në fund do të përballet me Villma Ruskoskën. Alsat jozyrtarisht mëson se në adresë të Prokurorisë Speciale deri tek shefja e PSP-së ka arritur një ftesë për të dëshmuar për rastin “Reket”. Korrieri i Prokurorisë për krimi të organizuar ka sjellë një zarf deri në PSP. Ftesa ka krijuar kaos. Policët në PSP madje kanë filluar t’i kontrollojnë të gjithë të punësuarit që hyjnë dhe dalin nga Prokuroria Speciale, përfshirë prokurorët, me urdhër të drejtpërdrejtë nga Janeva. Në të njëjtën kohë, tek Ruskoska për rastin “Reket” ka dëshmuar edhe shefja e kabinetit të saj. Edhe pse ishte planifikuar për sot, dëshmia e prokurorit të PSP-së Burim Rustemi u shty. Arsyeja është gjykimi për rastin TNT ku ai është prokuror. Të pandehurit që rrënuan kompleksin Kosmos, të udhëhequr nga përfshirja e mundshme e Janevës në rastin Reket, kërkuan përjashtimin e saj.

Duhet të them, unë prisja që ajo ta bënte atë për shkaqe morale, por pasi që ajo atë nuk e bëri, sot unë personalisht e bëra atë me shkrim, duke pasur parasysh të gjithë situatën dhe të gjitha dokumentet e publike që mund t’i shihnim këto ditë të lidhura me aferën Reket”-tha Toni Trajkovski – i pandehur në rastin TNT.

Me këtë kërkesë për përjashtim, rasti Reket edhe zyrtarisht fillon të bëhet pengesë në rastet e PSP-së. Prokuroria për Krim të Organizuar tashmë ka informuar se po zhvillohet një hetim financiar ndërsa janë duke u kontrolluar edhe telefonat dhe kompjuterët e për t’u dekriptuar përmbajtjet e gjetura. Për atë se çfarë dinë për rastin “Reket” para Prokurorisë për krimin e organizuar, dëshmuan prokurorët e PSP-së Elizabeta Josifovska dhe Lile Stefanova e cila e udhëhiqte rastin Perandoria ku i dyshuar është Orce Kamçev, tani dëshmitar në rastin “Reket”. Tani për tani të dyshuar për zhvatje të 1.5 milion eurove nga Kamçev janë vetëm Boki 13 dhe Zoran Kiçeec. Ata dyshohet se i kanë marrë paratë me premtim se do të ndikojnë në PSP dhe do ta ndalojnë hetimin për pastrim parash kundër Kamçevit. Gazeta italiane e krahut të djathtë La Verita publikoi gjithashtu edhe bomba audio ku dëgjohet zëri i Katica Janevës. Ajo e siguron Kamçevin se “Perandoria” është nën kontroll dhe se veprimet e ndërmarra janë për të treguar se hetimi është i gjallë. Janeva nuk e mohoi që kishte biseduar me Kamçevin por mohoi të ishte pjesë e skemës së reketit të Boki 13 dhe Zoki Kiçeec.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *