Tuesday , August 20 2019

FRIKË NGA TËRMETET, BANORËT E KORÇËS VENDOSIN TA KALOJNË NATËN JASHTË

Gjatë ditës së sotme, disa tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur qytetin juglindor të Korçës.

Ndërkohë që vetëm gjatë orëve të mbasdites dhe në mbrëmje ka patur disa tërmete të fortë, deri me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter.

E gjitha kjo situatë mesa duket ka shkaktuar panik te banorët.

Shumica e qytetarëve korçarë pas tërmeteve, kanë vendosur që ta kalojnë natën jashtë për arsye sigurie.

Mësohet se banorët e pallateve, sidomos të kateve të larta, do ta kalojnë natën jashtë. Ata ankohen se banesat e tyre kanë pësuar të çara dhe plasaritje të mureve sidomos nga tërmeti i fortë i pasdites së sotme, i cili ra në orën 16:21 minuta.

Banorët janë pajisur me mbulesa dhe batanije duke u vendosur në ambiente publike dhe në parqe pranë pallateve.

Pas tërmeteve të 1 qershorit, mesa duket korçarëve iu duhet që të kalojnë vështirësi sërish edhe në këto ditë ku lëkundjet nga tërmetet kanë qenë të shpeshta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *