Friday , December 6 2019

RMV: Ndërroni veturën e vjetër me të re dhe përfitoni 2-3 mijë euro

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot bëri të ditur se të gjithë ato të cilët dëshirojnë të zëvendësojnë veturën e vjetër me vetur të re do të mund të fitojnë subvencione prej 2 deri në 3 mijë euro, percjell Fakte.

Bekteshi theksoi se kjo është një nga masat e parapara me Ligjin e ri për automjetet që është miratuar dje në Kuvend. Bekteshi shtoi se nëse ka rebalanc të Buxhetit realizimi i kesaj mase dhe masave tjera të planifikuara do të fillojnë gjatë vitit, nësë jo, atëherë mjetet do të sigurohen deri në vitin e ardhshëm dhe implementimi do të fillojë nga 1 janari i viti 2020.

Bekteshi në pres konferencën e sotme i njoftoi të gjithë taksistët të regjistruar në mënyrë të rregullt se duhet të vendosin tabela të verdha që do të nënkuptojë plotësim të kërkesave të tyre, por edhe siguri më të madhe për qytetarët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *