Tuesday , August 20 2019

Përfundojnë 40% e punimeve në “Rrugën e Arbrit”/ Aksi super panoramik impakt në turizëm dhe biznes

Kryeministri Edi Rama u shpreh se, Rruga e Arbrit që vazhdon punimet me ritëm të lartë, do t’i japë Dibrës por edhe Tiranës një tjetër ritëm shkëmbimi si dhe do jetë një rrugë super panoramike me impakt në turizëm dhe biznes, percjell Fakte.

“Janë realizuar 40% e punimeve në Rrugën e Arbrit. Është një progres i madhe dhe falë partneritetit Publik Privat, ne bëmë të finalizuar këtë vepër, të harrur prej dekadash duke i dhënë kësaj zone, frymëmarrjen që meriton për bukuritë përrallore dhe fantastike që ka”- tha Rama, në konferencën për shtyp mbajtur paraditen e së martës.

“Rruga e Arbrit” që lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mallrave mes dy zonave, ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare të betonimit dhe hidroizolimit.

Kjo nyje lidhëse, pjesë e rrugës së vjetër Egnatia dhe tashmë pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit.

“Rruga e Arbrit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat.

Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë.

Kjo rrugë lidh rajonet Lindore dhe Verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. e.xh/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *