Wednesday , October 23 2019

As këtë vit nuk ka shpresë që Kosova të anëtarësohet INTERPOL

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që sivjet do të mbahet në Kili. Njohësit e sigurisë dhe çështjeve politike në vend, nuk po shohin shumë shpresë që Kosova do të arrijë sivjet anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare më të madhe të policisë, meqë sipas tyre nuk është punuar mjaftueshëm në këtë drejtim. 

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ditë më parë tha se Policia e Kosovës u cilësua në nivelin më të parë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avancuara.

Pacolli njoftoi se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në Francë, ka debatuar rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës, dhe ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani shpreson që përpjekja e shtetit të Kosovës, edhe njëherë, për anëtarësim në INTERPOL, mos të ketë qenë edhe një hap tjetër jo i koordinuar mirë.

Sipas saj, çakordimi në fushën e politikës së jashtme mund të rezultojë me një dizastër total për imazhin e Kosovës në botë, dhe procesi ne shtet-ndërtimit.

E sipas Nuredin Ibishit, njohës i sigurisë, vetëm lobimi i duhur mund të sjell rezultate.

Ai thotë se nëse bëhet një strategji, një plan i veprimit dhe angazhohen kapacitetet e jashtme, Kosova mund të ia dalë.

Por ai nuk po sheh lobim të duhur nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se nuk duhet humbur shpresa, që sipas tij, vëmendja duhet të drejtohet në lobimin e shteteve mike.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend po konsiderojnë se nuk janë nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e vitit të kaluar, kur Kosova dështoi t’i bashkohet familjes së madhe të Policisë.

Rasim Alija thotë se duke marrë parasysh zhvillimet e vitit të kaluar dhe përgjatë këtij viti, rezultatet sivjet pritet të jenë të njëjta.

Vazhdimisht, gjatë përpjekjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, diplomacia e Serbisë kishte angazhuar kundër-lobim, me qëllim të pengimit të anëtarësimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *