Wednesday , October 23 2019

Fëmija që vdiq sot në Fushë Kosovë ishte jetim

Një djalosh 13 vjeçar është gjetur sot i vdekur në Fushë Kosovë.

Ai është parë pa shenja jete në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Indeksonline ka mësuar që 13 vjeçari i vdekur ishte jetim. Inicialet e tij ishin K.I.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar vdekjen e të miturit.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, ne rrugën Xhemajl Mustafa ne Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *