Vazhdojnë bisedimet në Përzhino, akoma largë marrëveshja

Përfaqësuesit e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës sot sërisht do të takohen në përpjekje që t’i tejkalojnë mospajtimet që e pengojnë zgjidhjen e krizës politike, transmeton Fakte.
Tema të bisedave ndërpartiake në këtë fazë janë pastrimi i Listës zgjedhore dhe reforma në media. Priret edhe në këtë vazhdim të bisedave të marrin pjese ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
Ambasadori Bejli pas takimit te mbrëmshëm në rezidencën e BE-së në Përzhino deklaroi se është bërë punë e mirë, por që ende nuk është arritur marrëveshje. Tha se është optimist dhe se bisedat vazhdojnë sot.

“Kemi pasur takim konstruktiv. Është bërë punë e mirë, por nuk është arritur marrëveshje. Vazhdojmë me punë. Nuk jam i dëshpëruar. Kur negociohet dhe bisedohet ndonjëherë nevojitet me shumë kohë. Jam oprimist”, deklaroi Bejli.
Në këtë fazë të bisedave ndërpartiake marrin pjesë Artan Grubi nga BDI-ja, Imer Aliu nga PDSH-ja, Nikolla Todorov, nga OBRM-PDUKM-ja, Radmilla Shekerinska nga LSDM./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *