Tuesday , January 26 2021

Nikovski: Maqedonia nuk duhet të hyjë në NATO, ata ndihmuan terroristët e UÇK-së

Një ndë “trurët” e pushtetit aktual, ish ambasadori Risto Nikovski, nuk ka zgjedhur fjalë për të sharë SHBA dhe NATO, si dhe për të lavdëruar Rusinë dhe Ukrainën, transmeton Fakte. Ai në kolumnën e tij tê fundit “Po ose Jo për NATO-n?”, aleancën veri-atlantike dhe SHBA-në i quan “forca okupatore” dhe agresor, që sipas tij, pa të drejtë kanë ndërruar pushtetin pro-rus në Ukrainë, dhe tani me “revolucionet laramane” këtë duan ta bëjnë në Ballkan me Maqedoninë, Republikën Serbe dhe me Serbinë.

Sipas Nikovskit “nuk duhet të harrojmë se në vitin 2001 amerikanët dhe NATO ndihmuan terroristët shqiptarë ndërsa Ukraina (me ish qeverinë proruse) ishte vendi i vetëm që e ndihmoi Maqedoninë edhe ushtarakisht”, traansmeton Fakte. Profesori Nikovski, që është ndë këshilltarët kryesor të presidentit Gjorge Ivanov dhe i qeverisë, shprehet se Maqedonia duhet të rishqyrtojë interesin e saj për integrim në NATO pas “sulmit dhe agresionit ndaj Krimesë”. Këtë rishqyrtim, sipas tij “duheshte ta bëjmë edhe nê vitin 2001 kur NATO ndihmoi terroristët e UÇK-së”- është shprehur Nikovski./FAKTE.Net

2016-07-10 10.04.38

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *