Wednesday , April 21 2021

Vazhdon tortura ndaj “Grupit të Kumanovës”, gruaja e Demë Shehut apel për ndihmë Ministrit të drejtësisë

Demë Shehu është rrahur dhe nuk vuan nga virusi në stomak. Avokati i mbrojtës Naser Raufi, e pranon këtë per ALSAT-M, pas vizitës që i beri klientit te tij. Raufi tha se Deme Shehu eshtë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e tortures nga ana e policisë dhe gardianëve te burgut, gjatë sjelljes së tij të parafundit per në gjykatë, në seancën e 1 korrikut,raporton Fakte. Shehu është torturuar aq shumë saqë është dashur edhe ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, per ta transferuar ate ne qendren me të arërt të urgjencës.

Informadoni i dhënë paraprakisht nga ana e Gjykates themelore, se агѕуе е shtyrjes se seances se pars fcre difcëve ishte per shkak të një virusi stomaku te i dyshuari, ishte gënjeshtër e qartë. “Unë isha informuar nga ana e gjykatës se është në pyetje virus, deri sot mendova se është virus i barkut. por sipas të arrestuarit Deme Shehu nuk ka të bëjë me virus,por është si рзѕоје e tortures pasi që ka kokëdhimbje, është i rrahur te koka dhe në shpinë që duket por është konstatuar edhe nga ana e mjekëve të ndihmës së shpejtë dhe definltivisht gjendja e tij është sj pasojë e torturës qe i është bërë herën e fundit gjatë transportit me helikopter të njësive speciale”, deklaroi avokati mbrojtes Naser Raufi.
Raufi shpreh shqetësimin ndaj Prokurorisë Themelore e cila vonon hetimin e rasteve te dhunës ndaj te akuzuarve të rastit të Kumanovës, pavarësisht ankesave që kane bërë pala mbrojtëse dhe avokati i Popullit. Sipas Raufit, vetë MPB-ja nuk tregon interesim per hetimin e dhunës, sepse nuk dëshiron dënimin e pjesëtarëve të saj të policisë.

Bojkotimi i seances është zgjidhja e vetme per momentm- kërcënon Raufi. “Rrugëdalja e vetme per këtë që me të vërtetë të bojkotohet seanca, derisa të kemi garancë dhe derisa te dënohen këta që keqpërdorin pozitën e tyre, dhe te diet kane bartur deliktin e tortures i cili është delikt i rëndë nga aspekti i të drejtave te njeriut dhe parashihet burg prej nje deri ne dhjete vjet burg”, tha Raufi.
Arjeta Shehu tregon se bashkeshorti i saj Demë Shehu, i ka rrefyer jo vetem trturen
fizike por edhe ate psiqike, me fyerje e sharje ne baze familjare e kombetare. Ajo kerkon nga instifcudonet që të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre.

“Nuk e di si mund te trajtohet nje i arrestuar ne paraburgim, ne ate gjedje të rëndë shëndetësore. Ju kisha lutur, vecanërisht Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës, nëse ka mundësi të merren masa me të sigurta  dhe më të mira sepse bëhet fjalë per një jetë njeriu”, u shpreh bashkëshortja e Deme Shehut,Arjeta Shehu.
Pala mbrojtese e te akuzuarve te rastit të Kumanovës ngre akuza edhe ndaj Avokatit të Popullit, si neglizhent ndaj ketyre akteve. Nga ana tjeter, nga Avokati i Popullit e hedhin topin te Prokurona dhe Poticia. Pervec Deme Shehut, torture është ushtruar edhe ndaj një tjetër të akuzuari, Andi Krasniqi/AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *