Wednesday , October 23 2019

Ruskovska: Ndaj disa funksionarëve aktual janë ngritur procedura hetimore

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, ka thënë se ka procedura hetimor dhe parahetimore ndaj disa funksionarëve aktual.

“Ka disa procedura hetimore dhe parahetimore për funksionarë aktual, por nuk mund të zbuloj më shumë pasi të njëjtat janë sekrete”, tha Ruskovska, e cila shtoi se lëndët janë hapur për krim ekonomik dhe korrupsion.

Ruskovska së bashkë me disa prokurorë tjerë mori pjesë në konferencën “Bashkëpunim dhe ndihmë juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional”, që është mbajtur në Prokurorinë Themelore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *