Tuesday , April 7 2020

FSK gjen një trup të pajetë në Lumbardh

Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.

Sot me datë 07.06.2019 rreth orës 16:20, Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me njësinë për kërkim-shpëtim të FSK-së, kanë arritur ta gjejnë personin e zhdukur, viktima është gjetur në lumin Drini i bardhë, në afërsi të fshatit Gremnik- Klinë, i cili ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. 18:55

FSK gjen një trup të pajetë në Lumbardh

Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U.

Trupi i viktimës është gjetur në ujërat e lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.

“Ushtarakët e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në Lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klinës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *