Friday , December 13 2019

Thaçi përplaset ‘live’ me Vuçiç në Forumin ‘GlobalSec’

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin “GloboSec”, në të njëjtin panel me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, është përplasur me kreun e shtetit të Serbisë, percjell Fakte.


Gjatë fjalës së tij ai ka akuzuar Serbinë si penguese kryesore e dialogut për shkak të qasjes së saj ndaj Kosovës.


“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sjellte njohjen e pesë vendeve të BE-së, përfshirë Sllovakinë. Në Berlin ne do të kishim pasur mundësi të kishim më shumë përparim. Unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet në këtë vit, domethënë në vitin 2019”, ka thënë Thaçi.


Presidenti i Kosovës, tha se s’mund të ketë marrëveshje me Serbinë, pa ndalur përpjekjet e saj penguese për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol. Më tej ai thotë se në javët e ardhshme, do të krijohet një klimë tjetër për vazhdimin e dialogut.

“Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, u shpreh Thaçi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *