Friday , December 13 2019

Bulevardit të ri në Tiranë i vendoset emri Çamëria

Bulevardi i ri në Tiranë që është ndërtuar tek ish-stacioni i Trendit, do të mbajë emrin “Çamëria”, percjell Fakte.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Këtë emër e kishte premtuar edhe më herët kreu i Bashkisë Erion Veliaj, si nderim dhe respekt për komunitetin çam dhe në respekt të vuajtjeve dhe sakrificave të tyre.

“Ky ka qenë një premtim i joni dhe prandaj unë propozoj qe kjo nisme të futet ne rendin e ditës dhe kërkoj nga anëtarët e këshillit bashkiak që ta votojnë”, tha Veliaj.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe Vjollca Braho që vjen nga komuniteti çam dhe është nënkryetare e Këshillit Bashkiak.

“Votimi i kësaj nisme na bën nder të gjithëve në respekt dhe nderim të një komuniteti, i cili u masakrua vetëm për shkak se ishin shqiptarë”, tha Braho.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *