Friday , December 13 2019

“Vëllazëria sllave”, trupat ushtarake ruso-serbe bashkojnë forcat

Trupa ushtarake të Rusisë, të Serbisë dhe Bjellorusisë kanë parashikuar që të mbajnë stërvitje të veçanta ushtarake në qytetin serb të Pançevës. Stërvitjet janë parashikuar që të bëhen nga data 14 deri më 27 qershor.


Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë tha: “Në përgjithësi, stërvitjet do të përfshijnë rreth 600 trupa, duke përfshirë më shumë se 200 nga Forcat Ajrore të Rusisë, rreth 300 nga forcat e armatosura serbe dhe deri në 60 ushtarakë nga Bjellorusia, si dhe më shumë se 50 mjete luftarake dhe avionët e transportit ushtarak Il-76MD “, shkruan “Daily Express”.


Vëllazëria sllave 2019 quhet eventi ushtarak i rëndësishëm, ku shtete kryesisht të lindjes së Europës tregojnë fuqinë ushtarake. Rusia tha se kishte dërguar anijet e patrullimit të Flotës së Detit të Zi Smetlivy në bregdetin e Bullgarisë në mënyrë që të monitoronte stërvitjet e NATO-s. Stërvitjet ushtarake ruse e pan-sllave vijnë në një kohë të tensioneve të larta globale. Këto stërvitje të forcave ruse, serbe e bjelloruse bëhen edhe si kundër-peshë ndaj atyre të NATO-s.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *