Tuesday , April 7 2020

Digjet pikëkalimi mes M. Veriore dhe Bullgarisë, ndërpritet qarkullimi

Në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë në kufirin Maqedoni-Bullgari për shkak të zjarrit të djeshëm, në të cilin është djegur ndërtesa administrative e palës bullgare, lëshohen vetëm automjetet e udhëtarëve.

Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë, transmeton MIA.

Edhe shërbimet doganore bullgare dhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *