Friday , December 13 2019

Zaev: Opsionet, kthimi i mandatit ose zgjedhje të parakohshme

“Nuk ka limite në politikë kur vendi duhet të arrijë sukses”, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen se a do të bie qeveria në rast të mos-marrjes së datës për fillim të negociatave e BE-në. Zaev nuk ishte aq i prerë në qëndrimin e tij ashtu siç ishte një ditë më parë para gazetarëve në Bruksel por tha se të gjithë opsionet janë të mundura në rast se për disa ditë nuk merr informacione nga Brukseli dhe vendet anëtare se dhënia e datës për Maqedoninë e Veriut është e sigurtë në qershor ose korrik.

Nëse ka vonesa janë të mundura të gjitha opsionet siç është kthimi i mandatit, hapja e debatit të brendshëm për ndërmarrjen e hapave që mund të jenë zgjedhjet e parakohshme, komplet qeveri e re, ose hapi i tretë ndërmarrja e përgjegjësive të caktuara për mos-suksesin e marrjes së datës pas të gjithë atyre që bëmë edhe pse fajin nuk e shohim këtu. Por në secilin rast, vendi jonë është vend serioz dhe mori vendime serioze të cilat “e shkundën” Evropën- deklaroi Zoran Zaev.

Nga BDI-ja nuk potencojnë nëse kryeministri e ka harmonizuar këtë qëndrim me partnerët e koalicionit por as ata nuk e përjashtojnë mundësinë e rënies së qeverisë.

Mosfillimi i bisedimeve këtë vit mund të krijojë dinamikë negative edhe brenda edhe në rajon meqë do ta kompromitojë kondicionalitetin si parim themelor të zgjerimit dhe besueshmërinë e tij. Por jemi optimistë se vendet anëtare e kanë parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe do të marrin veprime që do t’i mundësojnë vendit dhe rajonit stabilitet dhe avancim. Dinamika negative ka mundësi të ketë shumë implikime- thanë nga BDI.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ky është një tentim i kryeministrit për të hedhur përgjegjësinë e Qeverisë te ndërkombëtarët. Ata kërkojnë dorëheqjen e tij dhe Qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Zaev, paaftësinë e tij, përpiqet ta mbulojë me hedhjen e fajit te partnerët ndërkombëtar të Maqedonisë. Kërcënimet, presionet dhe shantazhet janë karakteristikë e vetme e politikave të Zoran Zaevit. Gënjeshtrat e Zaevit më nuk kalojnë as në Maqedoni dhe as jashtë Maqedonisë. Është koha që Zaevi të ikën dhe ta paguaj çmimin për të gjithë manipulimet dhe shkatërrimet në vend- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Edhe Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme, sa më shpejtë që është e mundur.

Reformat e njëmendëta në drejtësi janë parakusht për në BE! Na vjen mirë që më në fund Kryeministri Zoran Zaev e ka kuptuar se RMV nuk do të marrë datë për bisedime me BE-në me ministra që vendin e kanë në bankat e të akuzuarve dhe jo në ministri. Arsyetimet e tipit JO zgjedhje për shkak të negociatave me BE-në bien poshtë sepse nuk mund të pretendohet të bësh reforma në drejtësi dhe vazhdim të mandatit të PSP kur për partner e ka krimin- thanë nga  Aleanca për Shqiptarët.

Mbeten edhe dy javë deri në vendimin e vendeve anëtare nëse Maqedonia e Veriut do të marrë ose jo datë për fillim të negociatave në qershor. Mundësia tjetër është në korrik ose në tetor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *