Tuesday , April 7 2020

Kosova U21 nis me fitore të thellë kualifikimet për Evropian

Kosova U21 ka nisur për mrekulli kualifikimet për Evropianin 2021.

Në xhiron e parë të Grupit 3, Kosova fitoi 0 me 4 si mysafire e Andorrës.

Të katër golat erdhën në pjesën e parë. Për “Dardanët” shënuan Gashi, Daku, Mema e Abedini. 19:20

Kosova U21 mbyll me katër gola epërsi pjesën e parë ndaj Andorrës

Kosova ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me Andorrën me katër gola epërsi.

Eris Abedini ka realizuar golin e katërt për Kosovën ndaj Andorrës. Ai shënoi në minutën e 45-të. 19:07

Kosova realizon edhe dy gola të shpejtë ndaj Andorrës

Kosova ka shënuar edhe dy gola në përballjen me Andorrën.

Mirlind Daku dhe Lirim Mema realizuan në minutat 30 dhe 32 për të çuar rezultatin në 0 me 3. 18:44

Kosova U21 me fillim në epërsi ndaj Andorrës

Në mënyrën më të mirë të mundshme Kosova U21 ka nisur përballjen me Andorrën.

Ardit Gashi ka shënuar në minutën e tretë nga penaltia për të kaluar Kosovën në epërsi.

Kjo është ndeshja e parë në fazën kualifikuese për Evropianin 2021.

Këtu mund ta ndiqni live ndeshjen Andorra – Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *