Friday , December 13 2019

Përmbyset kamioni në mes të autostradës, humb jetën shqiptari në Itali

Një 67-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.

Kamioni që ai po drejtonte u përmbys në autostradën A1 Milano-Napoli dhe shqiptari humbi jetën menjëherë, percjell Fakte.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së të mërkurës.

Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për disa orë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Kamioni u  përmbys duke zënë tre korsi. Shoferi shqiptar po transportonte materiale plastike (Polivinil klorur) që u derdh pjesërisht mbi asfalt.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *