Friday , December 13 2019

Analiza e ‘Die Press’: Tirana e Shkupi të presin, 4 vende kundër anëtarësimit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të presin. Gazeta austriake Die Press hedh ujë të ftohtë në shpresat e dy vendeve për çelje të negociatave, percjell Fakte.

Në një analizë gazetari Oliver Grimm thotë se në takimin e përjavshëm të së mërkurës me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn, ambasadorët e vendeve anëtare do të përcjellin konstatimin se shtete të ndryshme e refuzojnë hapjen e negociatave. 

Duke qenë se vendimi kërkon unanimitetin e 28 vendeve anëtare përjashtohet mundësia që të arrihet diçka para verës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, thuhet në shkrim. 

Analisti përmend Francën dhe Holandën si dy shtetet që kundërshtojnë më fort hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke kujtuar se Holanda ka bërë një hap më shumë duke kërkuar fundin e regjimit të lëvizjes pa viza për qytetarët shqiptarë. 

Edhe Danimarka dhe Gjermania, sipas Die Press, nuk janë dakord për t’i dhënë dritën jeshile shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *