Friday , December 13 2019

Rikonstruimi i Qeverisë, BDI: Vijojnë bisedimet Zaev- Ahmeti

BDI ende mban të fshehtë emrat e ministrave dhe zyrtarëve të tjera që do të preken nga “fshesa” e Zaevit. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani tha se bisedimet për formatimin e qeverisë mes Zaevit dhe Ahmetit nuk janë finalizuar ende. Osmani vetëm tha se ndryshimet do të jenë konform synimit të ekzekutivit për zhvillim ekonomik.

“Fshesa nuk është parim të cilin BDI e shfrytëzon, megjithatë po, kryetari Ahmeti dhe kryetari Zaev flasin për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë para hapjes së kapitullit të ri të fokusit të Qeverisë dhe ajo është Ekonomia”,tha Bujar Osmani, zv/kryeminsitër.

Nga ana tjetër, dy ditë më parë kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se i ka caktuar emrat e ministrave të rinj dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ta por nuk i zbardhi emrat e tyre. Ai tha se do ti ndryshojë të gjithë funksionarët të cilët janë sjellë në mënyrë arrogante, që kanë përmbushur obligimet dhe për të cilët qytetarët kanë pasur reagime negative. Kryeminitri Zoran Zaev deklaroi se reformat në Qeveri duhet që të bëhen deri në mes të muajit Qershor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *