Tuesday , April 7 2020

Punimet në Çair ku humbën jetën dy vëllezër, zhvilloheshin pa leje!

Shërbimet e komunës së Çairit konfirmojnë për ALSAT se punimet ku ndodhi aksidenti tragjik ku humbën jetën dy vëllezër, po zhvilloheshin në mënyrë ilegale nga ana e kompanisë. Përpos punimeve edhe objekti/banesa për të cilën po punohej nuk është e ngritur legalisht, percjell Fakte.

Ndryshe, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Kemajl Sejfulla” në Çair në afërsi të Poliklinikës së Çairit, gjatë hapjes së një kanali rreth dy metra të thellë, ku si pasojë e shembjes së dheut kanë humbur jetën Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa të moshës 26 dhe 28 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *