Friday , December 13 2019

Kërcet arma në Tiranë, polici i FNSH plumb kokës kushëririt

Teksa minutat kalojnë të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në zonën e Pezës në Tiranë, ku një person u qëllua me plumb në kokë dhe për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën, percjell Fakte.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se  dy  personat e përshirë në ngjarje janë kushërinj mes tyre.


Pas ngjarjes së rëndë u dorëzua në policia autori i krimit, Flamur Karaj, i cili është njëherësh edhe punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. I plagosuri, Enver karaj  është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike  për jetën.


Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, e cila terrorizoi jo pak zonën dhe qytetarët në Pezë.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore. Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *