Tuesday , April 7 2020

Kryeparlamentari Talat Xhaferi shtroi iftar

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shtruar darkë të përbashkët iftari më 29 maj, 2019, në Klubin e Deputetëve në Shkup, shkruan Fakte.Kanë marrë pjesë përfaqësues të Kuvendit, të partive politike, të bashkësive fetare etj.
I pranishëm në këtë iftar ka qenë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, si i ftuar nderi nga kryeparlamentari Talat Xhaferi. Reisin e kanë shoqëruar Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu dhe Muzemil ef. Osmani, Shef i Kabinetit të Kryetarit të BFI-së.
Duan e iftarit e bëri Myftiu i Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *