Friday , December 13 2019

Konsorcium i kompanive nga Turqia dhe Maqedonia do të projektojë tunelet nën Kalanë e Shkupit

Firma turke “Mega Inxhiniering” dhe Instituti për kontroll të materialeve dhe zhvillim të teknologjive të reja do të projektojnë tunelet nën Kala. Nga kabineti i kryetarit Petre Shilegov, për SAKAMDKAKAZAM.MK, thonë se në shpalljen publike për hartimin e projektit të rrugës që duhet të kalojë nën kështjellën Kala është përzgjedhur kompania, ndërsa projekti do të jetë gati deri në fund të vitit, percjell Fakte.

Pasi që tenderi i parë dështoi për shkak të mangësive në dokumentacionin e tenderit, në shpalljen e dytë oferta kanë dorëzuar tre kompani, ndërsa si oferta më e volitshme është përzgjedhur ajo e konsorciumit me kompani nga Turqia dhe Maqedonia. Sipas çmimit të arritur në tender, projekti do të përgatitet për 390.000 euro dhe duhet të jetë gati për 6 muaj.

“Procedura ka përfunduar, do të presim afatet për ndonjë apelim të mundshëm dhe për dhjetë ditë do të jemi në gjendje ta nënshkruajmë kontratën. Mund të them me krenari që qyteti i Shkupit , këtë vit, do të fitojë projekt për tunelet nën Kala, diçka që ekziston në Planin e përgjithshëm urbanistik qysh nga viti 1965, por për fat të keq, askush në të kaluarën nuk kishte përgatitur ndonjë dokument të tillë. Jam i bindur se gjatë vitit të ardhshëm, si dhe duke pasur parasysh premtimet e Qeverisë për financimin e projektit, do të përfundojmë procedurën për përzgjedhjen e një kontraktuesi i cili do të ndërtojë këtë rrugë kapitale në Shkup”, thotë kryebashkiaku Petre Shilegov.

Kryebashkiaku Shilegov në shtator në një pres-konferencë e paralajmëroi fillimin e realizimit të projektit për tunelet nën Kala dhe një urë të re mbi lumin Vardar, për të lidhur anën veriore me qendrën e qytetit.

Siç është prezantuar, rruga fillon nga bulevardi i Shën Klimenti i Ohrit dhe do të ngrihet në një lartësi prej gjashtë deri në nëntë metra. Pastaj, nga ndërtesa e qeverisë, trafiku do të zhvillohet përgjatë një ure të re mbi lumin Vardar, i cili do të jetë 173 metra i gjatë dhe 20 metra i gjerë dhe do të ketë katër korsi. Ura do të vazhdojë si viadukt i gjatë 262 metra deri te hyrja në tunelin nën Kala. Nga tuneli trafiku do të vazhdojë në një rrethrrotullim të ngritur pesë metra mbi rrugën e plastikave. Sipas vlerësimeve të qytetit, ndërtimi i rrugës dhe tuneleve nën Kala do të kushtojë rreth 25 milion euro./Portalb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *