Friday , December 13 2019

Reali i gatshëm për ta shitur Iscon

Real Madrid ka njoftuar ekipin nga Anglia Manchester City se mund ta transferojnë mesfushorin e tyre, Isco.

Trajneri i City-t, Pep Guardiola është fans i madh i spanjollit dhe po e sheh lojtarin si zëvendësim i David Silva-s i cili do të largohet në fund të sezonit.

Reali i ka treguar City-t se janë të gatshëm për të bërë marrëveshje për spanjollin.

Reali po kërkon 80 milionë euro për lojtarin sepse ata këtë verë kanë shpenzuar 300 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Isco u transferua në “Santiago Bernabeu” para gjashtë viteve nga klubi spanjoll, Malaga.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *