Wednesday , March 3 2021

10 vjet UET: ‘Honoris Causa’ për avokatin e shqiptarëve, Kouchner

Bernard Kouchner, një avokat i shqiptarëve dhe një prej figurave me rëndësi në politikën franceze e europiane, si dhe një njeri humanist, themelues i “Mjekëve pa Kufi”, do të nderohet në Tiranë me titullin Honoris Causa.

Titulli akordohet nga Universiteti Europian i Tiranës ditën e Martë, dt.20 Shtator, me rastin e 10 vjetorit të universitetit që mbahet më datë 19 shtator, ku Kouchner është i ftuar të mbajë një fjalim përshëndetës. Diplomati francez është një prej avokatëve më të rëndësishëm të çështjes shqiptare dhe të shqiptarëve në Europë.

Një nga figurat me rëndësi në politikën franceze, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm me të majtën dhe me të djathtën, Bernard Kouchner për shqiptarët është bërë pjesë e kujtesës për shkak të detyrës së tij si Administrator i OKB-së për Kosovën direkt pas shpalljes së pavarësisë. Një mbrojtës i pavarësisë së Kosovës, ai më pas u bë një avokat i  saj dhe në debate publike, duke hedhur poshtë akuzat që iu bënë UÇK-së për trafik organesh.

Motivimi i nderimit të tij me titullin më të lartë akademik mban parasysh tre faktorë;

  1. Kontributin e tij të shquar si përfaqësues i OKB-së në Kosovë, si mbështetës i krijimit të institucioneve ligjore, ekonomike e sociale të Kosovës dhe mbrojtjes së kauzës se pavarësisë së saj;
  2. Si reformator, për qëndrimin e tij përtej politikës tradicionale e majtë, e djathtë, kur është çështja për interesa më të larta;
  3. Duke qenë se ishte mjek dhe ishte një nga themeluesit e organizatës “Mjekët pa kufi” dhe iniciator i një parimi të rëndësishëm në kaudër të OKB-së për rastet e nderhyrjeve humanitare në vende ku kishte kriza.

Kouchner gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama ditën e hënë pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *